Flash News

KRYESORE

Rama ‘përdor’ Ralf Gjonin për të ironizuar Ilir Metën: Mos u shqetëso për shëndetin e presidentit, junta e uroi në kor

Rama ‘përdor’ Ralf Gjonin për të ironizuar Ilir

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta, pasi u takuan dhe shtrënguan dorën të premten që shkoi në bulevardin ‘Nënë Tereza’ në kuadër të 10-vjetorit të Natos.

Kujtojmë se Meta disa ditë më parë tha se ishte i gatshëm të sakrifikonte mandatin e tij me kusht që të mos instalohej një juntë ushtarake.

Ndërsa iu drejtua Ralf Gjonit, ish-këshilltar i Metës, i cili pranoi mandatin e deputetit nga listat e LSI, Rama ka ironizuar presidentin, duke i thënë se junta i uroi shëndet të paqtë në kor, në bulevard.

“Me ty Ralf kam një ndjenjë solidariteti se jemi dy viktimat ndaj shoqatës për mbrojtje nga boja. Ti pate fat se more bojë të bukur, të kuqe që për fat të keq është e vetmja bojë që përdor doktoresha e shkencave. Unë e mora të zezë se është boja e partisë së Myslymit, se ata nuk shohin gjë tjetër, vetëm bardh e zi. Kështu që Ralf, mos u shqetëso për shëndetin e presidentit, junta ia uroi shëndet të paqtë zotit president në kor mu në bulevard, presidenti u lehtësua nga ajo barrë, shih pjesën tënde të presidentit, kur presidenti të thotë ilegjitim, mos u merr kë ishim ne në krevat, po shih pse ta thotë ai ty”, u shpreh Rama.

Të fundit