Flash News

KRYESORE

“Rama përdori 674 herë fjalën ‘burg’ në një javë”, Hajdari: Koha që burgjet të hapen për pushtetarët zhvatës

Deputetja Rudina Hajdari u shprehur kundër ndryshimeve që po diskutohen sot në Kluvend për Kodin Penal.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se ka ardhur koha që burgjet të hapen, por jo për qytetarët.

“Sikur ky realitet të mos mjaftonte, kryeministri del në cdo ekran, që t’iu kërcënojë, duke iu thënë se do iu burgosë. Ju kërcënon cdo ditë me burgosje. Është turpi më i madh që po ndodh, që një i infektuar që del jashtë të kërcënohet me burgosje. E gjithë bota thotë që qytetarëve iu duhet thënë më shumë shpresë, më shumë pozitivitet, ndërsa ky kryeministër ka përdorur fjalën ‘burg’ për një javë 674 herë.

Burgu është zgjidhja për cdo krizë për të dhe ja ku jemi sot me paturpësinë më të madhe për të votuar këto ndryshime. Ka ardhur koha që burgjet të hapen në fakt, por jo për qytetarët. Duhet të luftojmë së bashku për të futur në burg ata pushtetarë, që kanë zhvatur qytetarët nga pasuria kombëtare, ndërsa vetë jetojnë në luks si sheikë nafte”, u shpreh Hajdari, e cila ndryshe nga kolegët e tjerë foli nga foltroja e kuvendit dhe jo nga vendi.

Të fundit