Flash News

KRYESORE

Rama i përfshirë në zgjedhjet e FSHF-së? Kryeministri jep një mesazh për kandidatët

Kandidimi i Bashkim Finos për postin e kreut të FSHF-së pa hequr dorë nga mandati i deputetit ka shkaktuar shumë debate në botën e sportit dhe politikës në Shqipëri. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe kreu aktual i FSHF-së Armand Duka kanë inaguaruar punimet për nisjen e kompleksit të ri të FSHF-së.

Duka gjatë fjalës së tij falenderoi kryeministrin Rama për mbështetjen në këtë projekt të rëndësishëm sa i përket botës së futbollit. Ndërsa kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij dha një mesazh të shkrurtër në lidhje me situatën.  “Mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në federatën shqiptaret të futbollit”, u shpreh shkurt Rama.

E pranishme ka qenë dhe zëdhënësja e FSHF-Së, Jona Dervishi e cila nuk nuk ka resistuar dhe ka nxjerrë celularin për të fotografuar kryeministrin Rama gjatë fjalës së tij.

Edhe deputet edhe kandidat për kreun e FSHF, a është në shkelje Bashkim Fino? UEFA: Ja çfarë nuk tolerojmë

Të fundit