Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet presidentit të Greqisë: Deklaratë e paimagjinueshme; kemi marrëdhënie problematike

Rama i përgjigjet presidentit të Greqisë: Deklaratë e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili tha në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, se Tirana po pengon rrugën evropiane me prishjen e disa banesave të minoritarëve grekë në jug të vendit.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ në RTSH1, Rama pranoi se marrëdhëniet me Greqinë kanë probleme, por garantoi se do të mundohet të qetësojë fqinjët për respektimin e të drejtave të minoritetit. Ai tha se agjenda të jashtme ndikojnë deri në nivelin e lartë në Athinë.

“Kjo deklaratë është e paimagjinueshme, por do mundohemi që fqinjët tanë të qetësohen dhe t’i garantojmë se këtu ka respekt për fqinjësinë dhe minoritetet. Do bëjmë çmos t’i qetësojmë me shembuj konkret të kujdesit, vëmendjes për minoritetin grek, që për mua është pasuri e madhe. Ata janë qytetar të barbartë të këtij shteti. Ka agjenda politike të jashtme që ndikojnë deri në nivelin e lartë në Greqi. Shqipëria nuk e ka luksin të bëjë sikur marrëdhëniet janë normale kur në fakt kanë probleme”, u shpreh Rama.

Të fundit