Flash News

KRYESORE

Rama përpara biznesmenëve të huaj: Mos takoni gazetarë e mos lexoni gazeta, ju dëmtojnë aparatin tretës

Rama përpara biznesmenëve të huaj: Mos takoni gazetarë e mos

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Dhomës së Tregatisë, ka “thumbuar” sërish gazetarët. Ai u është drejtuar investitorëve të huaj, duke i’u dhënë sipas tij, një këshillë miqësore.

“Me sugjerimin se kush ka ardhur sot t’i gëzohet këtij vendi të bukur, dhe me këshillën miqësore, as mos takoni gazetarë dhe as mos lexoni gazeta se ju dëmtojnë aparatin tretës, ju urojmë mirëseardhjen. Ky është një vend që kthen shumë më tepër sesa jep, kur di të japësh aty ku duhet dhe siç duhet”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Rama theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte, duke i konsideruar  domosdshmëri jetike dhe që sot përbëjnë prioritetin e prioriteteve tona.

“Nëse do të kthejmë kohën mbrapsht për të qenë këtu me një pasqyrë të dhënash inkurajuese, do të thotë se kemi bërë shumë. Sot ne kemi 50 mijë biznese më shumë që operojnë në Shqipëri. Sot mund të themi se jemi në kushtet që mund të zhvillojmë një model të ri ekonomik”, tha më tej kryeministri.

 

Të fundit