Flash News

KRYESORE

Rama përpiqet të shesë kryeprokurorin e ri si kusht të BE-së, sërish thirrje Bashës: Është koha...

Rama përpiqet të shesë kryeprokurorin e ri si kusht të

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të shesë te opinioni publik zgjedhjen pa vetting të kryeprokurorit të ri të përkohshëm si kusht i vendosur nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave. Edhe në takimet e zhvilluara së fundmi nga Rama në Bruksel, çështja e kryeprokurorit nuk u diskutua në asnjë moment, çka tregon për një përpjekje të kryeministrit për të ulur në tavolinë kreun e opozitës.

Rama i ka bërë sërish thirrje Lulzim Bashës për të nisur një dialog për këtë çështje: “Lulzim Basha, është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”.

Megjithatë, Basha ka mohuar negociatat me Ramën për të zgjedhur kryeprokurorin e ri në shkelje me Kushtetutën.

Të fundit