Flash News

KRYESORE

Rama “përplaset” me Policinë e Shtetit mbi përdorimin e maskave. Kë të besojmë?

Shqipëria konfirmoi në të gdhirë të 9 marsit rastet e para me Covid-19. Prej asaj dite, autoritetet morën masa shtrënguese, ndërsa sot i gjithë vendi është në karantinë, për parandalimin e përhapjes së virusit të ri.

Që kur rastet e të infektuarve nisën të shtoheshin pas konfirmimeve nga ISHP, njerëzit ekspozohen me maska dhe doreza në rrugë, dyqane, furra buke apo farmaci, por edhe në makina.

Këta të fundit referuar edhe udhëzimit të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se dy ditë më parë, policia publikoi udhëzimin “Vetëdeklaro lëvizjen me mjet!” ku sqarohet konkretisht se maskat janë të nevojshme

"Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit! Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse!", thuhet në urdhrin e policisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Madje, ky udhëzim është shpërndarë nga vetë Rama pak orë më parë në përgjigje të një komentuesi, ndërsa sot përsëriti se maskat nuk mbrojnë, teksa citon virologun e njohur italian, Fabrizio Preglasco.

Disa ditë më parë, kujtojmë gjithashtu se Rama u shfaq vetë në mbledhjen urgjente të qeverisë me një maskë në fytyrë.

 

 

 

 

Partia Demokratike denononcoi qeverinë se 1.2 milionë maska të shpërndara për personelin mjekësor rezultojnë të skaduara nëntë vite më parë.

Si kundërpërgjigje për PD, Rama tha se maskat vijnë nga Amerika dhe përdoren për salla kirurgjikale, teksa vetë mbante të vendosur një të tillë në fytyrë.

“Janë maska që e zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen para fytyrës për vetëmbrojtjen apo mbrojtjen e tjetrit gjatë një gjendje të caktuar”, theksoi Rama në mbledhjen e 10 marsit, duke krijuar një situatë paradoksale për qytetarët, të cilët s’dinë kujt t’i besojnë, apeleve të Ramës në FB, apo policisë që parashikon masa administrative nëse nuk zbaton udhëzimet në rrugë.

Të fundit