Flash News

KRYESORE

“Rama pësoi atak në zemër”, kryeministri: I mëshiroj ata që krijuan këtë histori! Do përgjigjen në gjyq!

“Rama pësoi atak në zemër”, kryeministri: I

Kryeministri Edi Rama në një lidhje “live” në Facebook ka reaguar për lajmin që qarkulloi dje në disa media, edhe të huaja, për atakun në zemër.

Kryeministri u shpreh se ndjen keqardhje për shqetësimin që i është krijuar çdokujt dhe se i mëshiroj ata, që sipas tij, sajuan këtë histori.

“Dukeqenëse ndryshe nga kafshët, për njerëzit ka ligje që i kanë shkelur në mënyrë flagrante, do iu kërkoj që të përgjigjen me gjyq dhe të paguajnë për sajesën që shqetësoi një dynja”, u shpreh Rama.

Pjesë nga përgjigja e kryeministrit:

Sot po përgatitem për Kongresin elektoral nesër në orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza. Nesër është radha e Tiranës.

Siç e shihni jam mirë dhe jo në spital në Berlin. Njerëz jemi dhe mund të sëmuremi. Në Berlin isha dje, pasi ndenja dy ditë në Paris.

Po isha për hall në Parsit, por jo për shëndetin tim. Për t’i shpjeguar arsyet e pamjes së shëmtuar që kundështarët me shfaqjet e dëshpërimit po transportojnë në botë me pseudo-protestat e tyre.  Nuk ishte një vizitë zyrtare por ishte një vizitë jo formale pune me ish-presidentë e ish-kryeministra e zyrtarë të lartë.

Fatkeqësisht shumë miq, këtu dhe jashtë, u shqetësuan nga lajmi i atakutit im në zemër nga kjo sajesë e kazanit tonë rrugëhumbur. Qesha me historinë e sëmundjes sime. Të bësh opozitë nuk do të thotë të sajohen lajme për sëmundje, do të thotë të kesh prekur fundin. Do të thotë të mos kesh më alternativë as atë element njerzillëku nuk e kanë. Madje as kafshët është gjynah ti krahasosh me ato që sjell këtu.

Keqardhje për shqetësimin që i është krijuar çdokujt dhe atyre që shkruajnë në këtë faqe, i mëshiroj ata që sajuan këtë histori. Dukeqenëse ndryshe nga kafshët për ta ka ligje që i kanë shkelur në mënyrë flagrante, do iu kërkoj që të përgjigjen me gjyq dhe të paguajnë për sajesën që shqetësoi një dynja.

Të fundit