Flash News

KRYESORE

Rama pjesë forumit në Marok në krah të homologes serbe: Ballkani të mos mbetet një zonë gri

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën ‘Politikat botërore’, në Marok, ku ishte i ftuar në një panel me kryeministren serbe, Ana Brnabić. Rama vlerësoi zhvillimet pozitive në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke theksuar se një takim si ky i sotmi, tre vite më parë do ishte i pamundur.

Kryeministri shqiptar e konsideroi të rëndësishme përpjekjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të hapur një dialog të brendshëm për Kosovën, por ndërkohë, kryeministrja Brnabić tha se pozicioni i Beogradit ndaj pavarësisë së njëanshme nuk ka ndryshuar. Gjithsesi, ajo e cilësoi si me rëndësi dialogun me Prishtinën, për të përmirësuar situatën në Kosovë.

Sa i përket procesit të integrimit, Rama theksoi se Bashkimi Europian nuk duhet të lejojë që Ballkani të kthehet në një zonë gri, ku aktorët e tjerë mund të fusin duart dhe të promovojnë axhendat e tyre.

“Ne jemi vende kandidate për në BE, por nuk mund të flasim me BE-në. Si mund të ndodh kjo? Kjo nuk ka kuptim. Për ne, BE-ja është një projekt i paqes dhe prandaj e duam”, është shprehur Rama.

Të fundit