Flash News

KRYESORE

Rama po e shantazhon me "dosjen amerikane"? Lulzim Basha: Nuk ka asnjë shans

Rama po e shantazhon me "dosjen amerikane"? Lulzim Basha: Nuk ka

Analisti Lorenc Vangjeli ka pyetur kryeopozitarin Lulzim Bashën nëse po shantazhohet nga kryeministri Edi Rama me të ashtuquajturën "dosje amerikane". Vangjeli i referohej çështjes së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Kreu i Partisë Demokratike ka mohuar çdo shantazh të mundshëm, duke theksuar se Rama nuk ka për të patur asnjë shans të tillë.

"Edi Rama nuk ka shans të shantazhojë as Lulzim Bashën dhe as Partinë Demokratike. Nuk jam ulur kurrë me kriminel dhe nuk kam bashkëpunuar me asnjë oligark. Të garantoj ty Lorenc Vangjeli se Edi Rama nuk ka asnjë shans të më shtantazhojë mua. Rama rri gjithë ditën duke shpifur për opozitën", deklaroi Basha gjatë emisionit 'Opinion'.

Lulzim Basha tha se ka qenë gjithnjë i hapur për hetim nga prokuroria për këtë çështje, për të cilën theksoi se nuk ka asgjë të vërtetë.

Të fundit