Flash News

KRYESORE

Rama: Po krijojmë Shengenin ballkanik, por nuk kemi ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë

Rama: Po krijojmë Shengenin ballkanik, por nuk kemi ndryshuar qëndrim

Kryeministri Edi Rama deklaroi në samitin e Ohrit se qëllimi i Shengenit ballkanik nuk është që të ndahet Ballkani Perëndimor në dy pjesë më të vogla, por që të bashkohet më shumë. Ai lajmëroi se më 21 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës në Durrës, ku do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, Londër, Poznan, Paris, Trieste, Paris, Bruksel, Durrës, Shkup, Sarajeve dhe Ulqin.

Me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Moszgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre.”, tha Rama në konferencë për shtyp.

Të fundit