Flash News

KRYESORE

"Rama po sfidon Yuri Kim", PD publikon fotot: Kryeministri shoqërohet me ish-deputetin e inkriminuar

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka akuzuar kryeministrin se shoqërohet me njerëz të inkriminuar, teksa ka publikuar disa foto të Ramës në Vlorë me ish-deputetin Shkëlqim Selami, i prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjata thekson se Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre.

Ai ka sjellë në vëmendje edhe deklaratën nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila bëri thirrje që kandidatët për deputetë të jenë figura të pastra.

Më tej Gjata shton se sot Rama duke u shfaqur krah Selamit, sfidoi publikisht ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Postimi i plotë:

Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre.  Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Të fundit