Flash News

KRYESORE

Rama poston foton me Trump. Komentuesi i kërkon t’i bëjë një lutje Presidentit amerikan

Kryeministri Rama ka postuar si ‘Foto dite’ një shtrëngim duarsh me Presidentin amerikan Trump. Një prej komentuesve në statusin e kryeministrit Rama i ka dhënë një ide se çfarë duhet t’i kërkojë Presidentit amerikan. Nuk bëhet fjalë për investime, por që ai të mos mbyllë Lotarinë Amerikane ‘sepse është e vetmja mënyrë që kemi për të ikur nga ky vend’, shkruan komentuesi.

Presidenti Trup është shprehur se Lotaria duhet mbyllur duke e bërë këtë një prej shumë qëndrimeve të tij kontroversiale anti-emigracion.

Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në Bruksel në takimin  e krerëve të shteteve anëtare të NATO-s. Ai ka përfituar nga rasti për një shtrëngim duarsh edhe me Presidnetin amerikan, të cilin gjatë kohës që ai ishte kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, e quajti ‘turp të qytetërimit’.

Të fundit