Flash News

KRYESORE

Rama pranoi dështimin në bujqësi, reagon Agron Duka: U përpoq të shkarkojë përgjegjësinë nga vetja

Rama pranoi dështimin në bujqësi, reagon Agron Duka: U

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, ku pranoi dështimin në sektorin e bujqësisë. Sipas Dukës, me këtë shfaqje Rama kishte për qëllim shkarkimin e përgjegjësisë nga vetja.

Duka thotë se sokëllimat ndaj ekipit të Ministrisë së Bujqësisë nuk shpëtojne dot kryeministrin nga përgjegjësitë që ai ka si drejtues i kabinetit qeveritar.

Reagimi i Agron Dukës:

Për sa kohë do të jetë faji i dikujt tjetër?!

Sokëllimat ndaj ekipit të Ministrisë së Bujqësisë nuk e shpëtojnë dot këtë sektor nga paaftësia e drejtuesve; madje nuk shpëtojne dot as kryeministrin nga përgjegjësitë që ai ka si drejtues i kabinetit qeveritar.

Nuk mjafton të ngresh zërin në televizor për të marrë rezultate në një fushë që kërkon punë të përditshme dhe jo llafe. Sot u pranua publikisht dështimi me bujqësinë, por a mjafton kjo për të vendosur bukën në tryezën e fermerëve? Jo, fatkeqësisht jo.

Bujqësia nuk bëhet me fjalë, me 3D, me reklama vizatimore, apo me militant në vend të profesionistëve dhe agronomëve. Pas kësaj shfaqeje nuk pres asnjë përmirësim në politikat bujqësore pasi synimini e vetëm ajo që kishte ishte shkarkimi i përgjegjësive pra, edhe këtë herë, fajin e dështimit e ka dikush tjetër. Unë nuk e harrojë këtë ditë, uroj mos ta harrojnë as fermerët.

Të fundit