Flash News

KRYESORE

Rama pranoi listat e hapura, si e komenton Shehu: Panik nga humbja e sigurt

Rama pranoi listat e hapura, si e komenton Shehu: Panik nga humbja e sigurt

Sipas ish deputetit demokrat Tritan Shehu, deklarata e sotme e kryeminstrit Rama, i cili tha se është pro listave të hapura për zgjedhjet e ardhme është një shprehje paniku nga humbja që e pret.

"Çështja nuk është te listat e hapura, por paniku i kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme. Paniku që ka ai nga humbja e sigurtë, nga fundi politik i rilindjes dhe i tij si kryeministër. Është një shprehje paniku, një shprehje amullie, një shprehje e veprimeve dhe reagimeve jo të përshtatshme dhe jo në përputhje me  atë që është bërë deri më sot", tha Shehu.

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, Shehu tha se ai duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik.

”Mendoj se kryeministri duhet të presë të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ku do ndodhi rotacioni politik. Duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik, i cili është elementi kryesor i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, që garanton procesin zgjedhor në Shqipëri, por që realisht ka një mundësi të madhe edhe për integrimin europian", tha Shehu.

Të fundit