Flash News

KRYESORE

Rama pranon lëvizjen surprizë të opozitës: E rrezikshme, por jo pa asnjë shans për sukses

Rama pranon lëvizjen surprizë të opozitës: E rrezikshme, por

Siç edhe ishte paralamëruar, kryeministri Edi Rama po mban një konferencë përballë gazetarëve nga ku tha se në të gjithë nivelet e përzgjedhjes që i takojnë Parlamentit, të individëve që bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë, ka një barazi 50% me 50% mes shumicës dhe pakicës në Kuvend.

Rama tha se PD mund të kapet për të bllokuar reformën, por nuk ka pritur bojkotin e Kuvendit . Sipas Ramës kjo ishte një lëvizje surprizë e opozitës dhe mori përsipër një aksion shumë të rrezikshëm për vetëveten, por jo pa asnjë shans për të patur sukses.

“Konkretisht në të gjithë nivelet e përzgjedhjes që i takojnë Parlamentit, të individëve që bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë, ka një barazi 50% me 50% mes shumicës dhe pakicës në Kuvend, por në të gjitha rastet nuk ka mundësi bllokimi, pasi ka një mekanizëm zhbollkues që është shorti. Por është një pikë ku nuk ka mekanizëm zhbllokues dhe ky është vetting.

Dhe unë e kam ndarë shqetësimin në pika ku PD të kapet për të bllokuar reformën. Surprizën e bllokimit të vetting-ut unë e kam pritur në njëfarë mënyre, nuk e kam pritur bojkotin e Kuvendit dhe frikës nga vetting-u, me zgjedhjet. Kjo do të thotë që PD bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër një aksion shumë të rrezikshëm për vetëveten, por jo pa asnjë shans për të patur sukses. Të gjithë e dinë se shansi për të patur sukses ishte mundësia për të destablizuar koalicionin, duke u përpjekur të përcajë shumicën dhe të emigronte Ilir Metën dhe LSI. Unë asnjëherë nuk kam besuar se kjo do të funksionojë sepse duke njohur Metën dhe LSI, kam qenë i bindur se të gjitha përpjekjet e Metës kanë qenë pjesë e filozofisë së tij, por jo ashtu siç u komentua rëndomt nga të gjitha ata që donin përçarjen e koalicionit” tha Rama.

Të fundit