Flash News

KRYESORE

Rama premtoi përgjysmim të tarifave, Fakulteti thirrje studentëve: Afat deri më 28 janar për të bërë pagesën e plotë

Një prej pikave të ngritura nga studentët gjatë protestave të tyre është ajo për përgjysmimin e tarifave të studimit. Për këtë kërkesë të tyre, shprehu dakordësinë edhe kryeministri Edi Rama duke premtuar përgjysmim të tarifës.

Por duket se kjo ka mbetur vetëm në letër. Në një njoftim të publikuar në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit u bëhet thirrje studentëve se kanë afat deri në datën 28 janar për të bërë pagesën e tarifës së shkollës.

Në njoftimin në fjalë thuhet se studentët e vitit të I, II, III, Bachelor do të paguajnë vlerën e plotë të tarifës, ndërkohë që studentët e nivelit Master, shkencor dhe profesional, duhet të bëjnë pagesën e këstit të parë.

Të fundit