Flash News

KRYESORE

Rama premton kompensim për të izoluarit që u shkëputën nga puna: Të enjten gati plani financiar, bëni durim!

Rama premton kompensim për të izoluarit që u shkëputën

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në Facebook, lidhur me planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi si pasojë e mbylljes së aktivitetit për shkak të koronavirusit.

Ai shkruan se të enjten do të paraqesë planin konkret, duke bërë thirrje për durim qytetarëve që qëndrojnë në shtëpi.

Rama premton se në fund të muajit secili do të marrë pagën.

Postimi i Edi Ramës:

🔴 JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM SEPSE TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!

🔴 NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!

🔴 DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!

Të fundit