Flash News

KRYESORE

Rama premton ndryshime në futbollin shqiptar, presidenti i Skënderbeut skeptik: Jemi në prag të fushatës elektorale

Rama premton ndryshime në futbollin shqiptar, presidenti i Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama së bashku me stafin e tij, zhvilloi sot një takim me disa nga drejtuesit e futbollit shqiptar, me të cilët diskutoi për masat që do merren për parandalimin e dhunës.

Kryeministri bëri shumë premtime, të cilat i tërhoqën vëmendjen presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj. Sapo mori fjalën, ai kërkoi kryeministrit Rama, një datë se kur mund të hynin në fuqi të gjitha ato premtimet që u thanë në mbledhje, duke qenë se jemi edhe në kohë fushate – 100 ditë para zgjedhjeve lokale.

“A mund të na japë një datë kryeministri për të gjitha këto që u folën. Do të jetë shumë e rëndësishme, që mos e kalojmë thjesht në një bisede kafeje. Është shume serioze për sportin shqiptar. Edhe ajo pjesa që folët për domatet është shumë e vërtetë që futbolli shqiptar është në një krizë shumë të madhe financiare.

Nuk do të ishin këta aktorët e futbollit në rast se këtu do të kishte përfitime të mëdhaja. Në këtë tavolinë do të shikojë fytyra të tjera. Prandaj unë do të doja një datë të arsyeshme. Se flasim të gjithë bukur dhe më pas e kalojmë. Ky 100 ditëshi është shumë elektoral”, u shpreh Takaj, që nuk mori ndonjë reagim konkret nga kryeministri pas pyetjes së tij.

Të fundit