Flash News

KRYESORE

Rama presion Bashës, përmend emrat e 4 biznesmenëve të mëdhenj: Janë mbështetës të PD-së, a kanë lidhje me drogën?

Rama presion Bashës, përmend emrat e 4 biznesmenëve të

Lulzim Basha foli për koncesionet dhe abuzimet e biznesmenëve në bashkëpunim me qeverinë. Basha tha se kullat në Tiranë po ndërtohen me paratë e drogës. Mirëpo, kjo deklaratë e Bashës ngjalli reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili përmendi emrat e 4 biznesmenëve të mëdhenj. 

“Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Ram Geci janë pastrues të parave të drogës? Këta janë ndërtuesit më të mëdhenj të Shqipërisë. Janë të gjithë drejtues dhe mbështetës të PD-së. Janë skemë e kësaj PPP. Nëse ke ndonjë tjetër urdhëro dhe thuaj. Këta janë njerëz që kontribuojnë në të mirë të këtij vendi. Janë taksapaguesit më të rregullt”, u shpreh  Rama.

I menjhershëm qe dhe reagimi i Bashës i cili tha se Shqipëria ndodhet në rreth të zi.  Basha u shpreh se abuzuesit janë në administratën e tij, janë pronarë hotelesh e fabrikash.

Të fundit