Flash News

KRYESORE

Rama pret energji të reja nga Sandër Lleshi, policia e Xhafajt njofton se ka marrë çmim të parë

Rama pret energji të reja nga Sandër Lleshi, policia e Xhafajt njofton

Në postimin ku njoftonte dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, kryeministri Edi Rama shprehej mes të tjerash se “Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”.

Por në kohën kur Rama pret nga Ministri i ri energji të reja, policia e shtetit ka shpërndarë një njoftim ku bën të ditur se është vlerësuar me çmim të parë në rajon për 2 operacione ndërkombëtare.

“Policia e Shtetit është vlerësuar me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018.

Operacionet për të cilat është dhënë çmimi është “ONE IF-BY LAND” kundër trafikimit ndërkufitar tё qenieve njerëzore, si dhe “PRECIZIONI” pёr goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar tё drogës.

Në dhënien e çmimit janë mbajtur parasysh një sërë faktorësh, por kryesoret janë rezultati i suksesshëm, shtrirja e tij, bashkëpunimi ndërkombëtar etj”, njofton ndër të tjerash policia.

Duket se ky njoftim është një përgjigje ndaj pritshmërisë që kreu i qeverisë ka për Ministrin e ri të Brendshëm, emri i të cilit nuk është dekretuar ende nga Presidenti.

Të fundit