Flash News

KRYESORE

Rama pret në zyrë Ina Nukën: Për ndërhyrjet në Turqi u kujdes edhe presidenti Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij efektivën Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestës së 22 nëntorit, një ditë pasi u kthye nga Turqia.

Në Ankara ajo qëndroi për një muaj rresht dhe kreu tre ndërhyrje kirurgjikale në dorë, në të cilën lëndoi gishtat.

Gjatë takimit, pjesë e të cilit ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Rama tha se do të akordohet një mbështetje financiare për efektiven Nuka, ndërsa sqaroi se për operacionet për rikuperimin e dorës është kujdesur edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Fola edhe me ministrin dhe do bëjmë një vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare dhe morale që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë dhe mundësinë që të rikuperohesh plotësisht dhe më pas të riintegrohesh.

Besoj do fillosh edhe punën, me një detyrë më të lehtë si fillim pastaj shohim. Madje, për ndërhyrjen në Turqi u kujdes edhe presidenti Erdogan. Mjekët atje kur panë gishtin u futën në panik, ju ra optimizmi, se bëhet fjalë për një implantim i një niveli tjetër. Por, patën edhe shtysën nga presidenti vetë dhe e morën atë risk, por që doli me sukses”, u shpreh Rama.

Të fundit