Flash News

KRYESORE

Rama prezanton 33 zv/ministrat e rinj: Demon e ‘antireformës’ e emëron te Arsimi; shpërblen edhe Artan Shkrelin

Rama prezanton 33 zv/ministrat e rinj: Demon e ‘antireformës’ e

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 33 zv/ministrat e rinj të qeverisë, ku nuk mungojnë surprizat. Rama ka vendosur t’i dërgojë Lindita Nikollës te Ministria e Arsimit si zv/ministër një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të reformës, Ervin Demon, zv/dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Gjithashtu, Rama ka shpërblyer me një post zv/ministri, Artan Shkrelin, ish-këshilltarin e tij për kulturën. Shkreli është emëruar zv/ministër i Energjisë.

Disa prej zv/ministrave Rama i ka përzgjedhur me origjinë nga Kosova.

Lista:

Ministria e Financave – katër zëvendësministra: Erjon Luçi; Albana Shkurta; Dajana Sorensen; Elton Haxhi.

Ministria e Energjisë – katër zëvendësministra: Enis Aliko; Hantin Bonati; Dorina Çinari; Artan Shkreli.

Ministria e Brendshme – katër zëvendësministra: Rovena Voda; Juljan Hodaj; Romina Kuko; Besfort Ramallari.

Ministria e Jashtme – tre zëvendësministra: Klea Maliqi; Artemisa Dralo; Etien Xhafaj.

Ministria e Mbrojtjes – një zëvendësministër: Petro Koçi.

Ministria e Drejtësisë – dy zëvendësministra: Toni Gogu; Teuta Vodo.

Ministria e Shëndetësisë – katër zëvendësministra: Mira Kacolli; Bardhylka Kospiri; Ilirjana Bajraktari; Ardiana Jaku.

Ministria e Arsimit – katër zëvendësministra: Besa Shahni; Ervin Demo; Shpati Kolgega; Kostandin Shkurti.

Ministria e Turizmit – dy zëvendësministra: Ornela Çuçi; Hajrulla Çeku.

Ministria e Bujqësisë – katër zëvendësministra: Dhimo Kote; Ermira Rusi; Ilir Halilaj; Roland Kristo.

Ministria e Kulturës – një zëvendësministre: Valbona Shujaku.

Rama i turret deputetëve dhe ministrave: Mos qeshni... Keni shkuar me lista në dorë dhe i kthyet institucionet në llum

Të fundit