Flash News

KRYESORE

Rama prezanton Buxhetin 2018-të, 'thumbon' kolegët: Çfarë do dëgjoni pastaj, do jetë për të qeshur e qarë

Rama prezanton Buxhetin 2018-të, 'thumbon' kolegët:

Kryeministri Edi Rama, prezantoi projektbuxhetin e 2018-s, duke u ndalur në pikat kryesore ku do të shpërndahen financimet.

“Dokumenti i projektbuxhetit nis me premisën tejet inkurajuese, ekonomia shqiptare rritet në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Rama.

Më tej, i vetëdijshëm, ai shtoi se sot nuk ka asnjë rrugë të certifikuar dhe me standarte, ndaj do i kushtohet rëndësi në vitet e ardhshme.  

“Sot nuk kemi asnjë rrugë kombëtare të certifikushme. Ambicja është që rrugët kombëtare të jenë të certifikueshme dhe me strandart. Ky financim masiv do të sjellë një rritje ekstra të të ardhurave”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se ndihma ekonomike që ka funksionuar  vetëm në tre qarqe deri më tani, do të integrohet në të 12-ta qarqet e Shqipërisë.

“E rëndësishme është të nënvizohet se buxheti rrit investimet, 86 miliard lekë për investimet publike dhe ul borxhin. Është më  i larti në historinë e financimeve publike. Dua që të mbahet parasysh që në këtë volum nuk përfshihet programi 1 miliardë që ka nisur të zbatohet”, u shpreh Rama duke shtuar se do i kushtohet rëndësi investimeve në arsim dhe shëndetësi.

Megjithatë në përfundim të fjalës, Rama ‘thumboi’ sërish kolegët e tij.“Meqë sot është dita e tolerancës më lejoni që t’ju them se të gjitha ata që do të dëgjoni pasi të ulem unë, do të jenë për të qeshur dhe për të qarë”-u shpreh ai.

Të fundit