Flash News

KRYESORE

Rama prezanton ish-gardistin Agron Malajn në Mat: E provoi Prokuroria se arma e tij nuk nxori asnjë plumb në 21 janar

Rama prezanton ish-gardistin Agron Malajn në Mat: E provoi Prokuroria se

Sot, kryeministri Edi Rama ishte në Burrel ku prezantoi kandidatin e PS për kryetar bashkie, Agron Malajn.

Malaj njihet si gardisti i ‘grupit të zjarrin’ që qëlloi mbi njerëzit në ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vdekur katër vetë. Kryeministri Rama e mbrojti sërish duke thënë se Malaj nuk ka shkelur në asnjë moment ligjin  dhe se është provuar nga Prokuroria në kohën e “atyre” siç e cilëson shefi i qeverisë.

“Agroni është provuar e gjithë grupi i tij që nuk ishte grup zjarri, se arma e tij dhe atyre që kishte nën komandë nuk ka nxjerrë asnjë plumb. Nuk e ka provuar PS, por hetimi i prokurorisë dhe jo në kohën tonë, por në kohën e atyre. Nëse është këtu me ne, është se jo vetëm refuzoi urdhrat e nuk mori pjesë në atë masakër, por përkundrazi që në krye të herës u distancua nga ajo. Se nuk thotë kot populli, kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka ngritur akoma pantallonat”, tha Rama.

Të fundit