Flash News

KRYESORE

Rama prezanton masat lehtësuese: Fashës orare për të lëvizur do i shtohen 90 minuta

Rama prezanton masat lehtësuese: Fashës orare për të

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live ka prezantuar masat e reja lehtësuese që qeveria do të marrë në ditët në vijim, si dhe ndëshkimet që do të parashikohen në rast thyerje të këtyre rregullave.

Ai sqaroi se qarkullimi i automjeteve private do të lejohet për punë në një kohë më të zgjatur, por marrja e personave të tjerë nga familja në automjet do të ndëshkohet. Po ashtu sa i takon lëvizjes, Rama tha se fashës orare do për të lëvizur do t’i shtohen 90 minuta.

“Lejimi i plotë i automjeteve private në qarkullim për punë, por marrja e personave nga familja apo të tjerëve do të ndëshkohet me heqje të lejës së drejtimit dhe me heqje lirie.

Po ashtu marrja e e një pensionisti në automjet, përvec emergjenave do të ndëshkoeht me sekuestrim të makinës, heqeje lirie, heqje patente.

 Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e bëjmë 90 minuta, mjaftueshëm për të bërë pazarin apo dicka tjetër.

Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda”, tha Rama.

Të fundit