Flash News

KRYESORE

Rama prezanton “Migjenin”: Flota e “Air Albania” do zgjerohet, shani mos të na marrin më sysh

Kryeministri Edi Rama lajmëron se në fillim të vjeshtës, udhëtarët shqiptarë do të kenë mundësinë që të fluturojnë drejt Italisë me avionin “Migjeni”, i cili do t’u afrojë standarde të larta.

Me një status në Facebook, kryeministri ka ndarë me ndjekësit disa risi sa i përket avionit të dytë të flotës “Air Albania”, ndërsa shtoi se flota do të shtohet edhe më, me udhëtime të tjera në Evropë dhe në Amerikë.

“Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air🦅Albanias🇦🇱 që do të fluturojë në fillim vjeshtë drejt Italisë😁Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë😉

Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacion e të tjera evropiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë🇦🇱🇺🇸

Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë🙏 Se gur gur bëhet muri dhe mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli; po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era😇”, shkroi Rama në Facebook.

Të fundit