Flash News

KRYESORE

Rama prezanton paketën kundër KÇK-së, ‘thumbon’ Metën: Kur ambasadat janë vënë në shënjestër të të çmendurve…

Nesër maxhoranca do të prezantojë paketën speciale të paralajmëruar më herët nga kryeministri Rama kundër KÇK-së (kap ç'a të kapësh).

Në twitter, kryeministri Rama shkruan se paketa do të ngrihet me ndihmën e SHBA e BE pa kursyer edhe ‘thumbat’ për presidentin Meta.

 “Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi”, shkruan Rama.

Të fundit