Flash News

KRYESORE

Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët: Po u përgjigjem shkurt 2 rezervave. Jo “gjueti shtrigash”

Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët: Po u

Kryeminsitri Edi Rama  ditën e sotme po prezantn platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, por si fillim ka dhënë një përgjigje për spekulimet që janë bërë këto kohë. Ai ka sqaruar se nuk kemi të bëjmë me "gjueti shtrigash", por me një platformë për të qenë sa më afër qytetarit. 

“Dua t’i përgjigjem shkurt kritikave për këtë përpjekje të PS-së, që të ndërtojmë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm duke i bërë pjesë të procesit vendimarrës. Edhe ju keni  dëgjuar rezervën se ky është një kapërcim i organeve demokratike. Kjo e forcon më shumë demokracinë dhe përforcon cilësinë e institucioneve.

Ky mekanizëm i jep në dorë çdo qytetari që përmes celularit apo kompjuterit në shtëpi, apo që të mund ta gjejë këtë akses në pikën më të afërt për të qenë pjesë më afër bashkëqeverisjes.

Një rezervë tjetër që keni dëgjuar është se përmes këtij mekanizmi mund të hapet një “gjueti shtrigash”. As kjo nuk qëndron sepse platforma pranon anëtarë dhe anëtare realë me identitet të verifikuar si pjestarë të këtij koalicioni qeverisës.

Çdo person që do të regjistrohet për të qene pjesë e këtij procesi do të mbajë përgjegjësinë e vetë. Ngjarja apo informacione shqetësuese që do t’i ndajë me ne. Miku më i madh, më i fortë me aksesin më të shpejtë për këdo, është përmes këtij mekanizmi”, u shpreh ndër të tjera Rama duke shtuar se tashmë do jenë më afër qytetarëve .

Të fundit