Flash News

E-TJERA

Rama prezanton Xhafajn: Do vazhdojë rrugën e Tahirit. Ministri: Vetting për policët

Rama prezanton Xhafajn: Do vazhdojë rrugën e Tahirit. Ministri:

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm gjatë një takimi me drejtuesit e policisë.

Rama ka vlerësuar figurën e Xhafajt dhe theksoi se ministri i ri do të ndjekë rrugën e parardhësit të tij, Samir Tahiri. Ai kërkoi që t’i jepet fund rasteve kur punonjës të policisë bashkëpunojnë me kriminelët.

“Jam i bindur që ministri i ri do të përforcojë aspektin e rëndësishëm të vijimit të një reforme modernizimi në Policinë e Shtetit. Ajo që ka qenë deviza e Tahirit do të jetë devizë e Xhafajt. Lufta kundër korrupsionit nis nga vetja. Zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i sjelljeve abusive në të gjitha nivelet në polici fillon nga vetja. Të marrë fund bashkëpunimi i atyre punonjësve që bashkëpunojnë me persona të cilët policia ka për detyrë t’i luftojë”, u shpreh Rama.

Xhafaj ka qenë edhe më i ashpër në deklaratën kundër policëve që bashkëpunojnë me kriminelët. Ai paralajmëroi tolerancë zero për këto raste, ndërsa u shpreh se nevojitet vetting për të gjithë punonjësit.

“Ka ardhur koha për të bërë vettingun brenda policisë së shtetit. Do të aplikohet tolerancë zero ndaj çdo rasti të shkeljes së detyrës. Lufta kundër korrupsionit do të marrë prioritet gjatë qëndrimit tim në ministri. Kemi nevojë për drejtues policie me integritet të lartë moral. Nuk mund të pranojmë bashkëpunimin e një ndonjë polici me persona me precedent penal”, theksoi Xhafaj.

Të fundit