Flash News

KRYESORE

Rama pritet me ceremoni në Romë nga Gentiloni, negociatat me BE dhe investimet në qendër të takimit

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali.

Në orën 13.30 në Rome nisi ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin Rama nga Kryeministri Italian, Paolo Gentiloni, bëjnë të ditur burime nga kryeministria.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare ka nisur takimi dy palësh.

Pas takimit dy kryeministrat Gentiloni e Rama, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës.

Katër shtete të BE: Të caktohet data për fillimin e negociatave me Shqipërinë

Të fundit