Flash News

KRYESORE

Rama pritet edhe në Durrës me protesta nga opozitarët

Protestues të shumtë të Partisë Demokratike kishin dalë për të pritur kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Partisë Socialiste po e vazhdon fushatën e tij në qytetin Durrësit. Por ashtu si edhe në qytetet e tjera, me qindra persona kanë dalë në shesh me pankarta e duke thirrur: “Rama ik”.

Ata i bllokuan rrugën kreut të qeverisë, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet me forcat e policisë.

Për Partinë Socialiste sot takimi elektoral në Durrës është edhe përmbyllësi i kësaj fushate.

Protestuesit kanë qëndruar në rrugë, ku edhe njëherë kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, si edhe të largimit të Ramës nga qeveria, pasi e akuzojnë si të lidhur me krimin.

Të fundit