Flash News

KRYESORE

Rama pritet me protesta në Elbasan, detyrohet të anulojë takimin. Policia përplaset me qytetarët dhe deputetin e PD

Takimi i parë i Edi Ramës në qytetin e Elbasanit duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë që kishin dalë në rrugë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja.

Protestuesit mbanin në duar pankarta që e cilësonin Ramën si “Pasha të Drogës”, së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe paraardhësin e tij, Saimir Tahiri.

Por policia, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga rruga ku do të kalonte Edi Rama.  Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Qytetarët kanë bërë rezistëncë dhe në ndihmë u ka ardhur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Prej disa javësh, në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë janë organizuar protesta kundër kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj.

[video width="320" height="560" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/06/video-1527927604.mp4"][/video]

Të fundit