Flash News

KRYESORE

Rama pritet me protesta në Fier, PD: Arrestuan dy kryetarë të grup seksioneve, policia i provokoi

Rama pritet me protesta në Fier, PD: Arrestuan dy kryetarë të

Kryeministri Rama inspektoi punimet mbi lumin Gjanica në Fier, por është pritur me protesta nga ana e qytetarëve.

Gjatë protestës policia arrestoi tre qytetarë, dy prej të cilëve kryetarë të grup seksioneve të PD dega Fier, Afrim Vrenozin dhe Pandeli Tole.

Kreu i PD dega Fier, Luan Baçi ka reaguar pas arrestimit të protestuesve duke kërkuar lirimin e tyre, pasi sipas tij ata nuk kanë kryer ansjë shkelje.

“Denoncoj sjelljen e padenjë të policisë. Sot shumë qytetarë, punonjës të naftës, e të tjerë kishin dalë në qendër të Fierit dhe duke qëndruar në shesh policia në mënyrë të dhunshme ndërhyri me urdhra të çuditshëm provokativë ndaj qytetarëve. Në këtë provokim pati edhe qytetarë të revoltuar , ku bërtisnin dhe shanin dhe tani mësoj se i kanë ndaluar në mënyrë të paligjshëm tre qytetarë, dy janë anëtarë të kryesisë së PD dega Fier, Afrim Vrenozin dhe Pandeli Tole. Ata nuk kanë bërë asnjë shkelje, morën leje te e-albania, ruajtën distancën”, tha Baçi.

Të fundit