Flash News

KRYESORE

Rama pritet me protesta në Fier, qytetarët përplasen me policinë: Hapni rrugën, është paqësore

Rama pritet me protesta në Fier, qytetarët përplasen me

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në takimin që ka planifikuar sot në Fier.

Dhjetëra qytetarë kanë tentuar të protestojnë në vendin ku kryeministri po zhvillon takimin, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë, siç duket të pajisur mirë me skafandra e shkopa gome.

Mësohet se protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor, por këta të fundit nuk i kanë lejuar duke shkaktuar momente tensioni mes tyre.

Kreu i PD dega Fier, Luan Baçi u ka sqaruar përfaqësuesve të policisë se protesta është paqësore dhe se sot nuk mund të ndalojnë askënd për të protestuar, në një ditë si 8 marsi, i cilësuar edhe si ditë ndërkombëtare e protestave.

“Hapni rrugën, është protestë paqësore. Sot është dita ndërkombëtare e protestave”, u shpreh Baçi.

Të fundit