Flash News

KRYESORE

Rama: Projeksionet parashikonin 18 mijë të vdekur nga coronavirus, Shqipëria me plagët më të lehta

Rama: Projeksionet parashikonin 18 mijë të vdekur nga coronavirus,

Kryeministri Edi Rama deklaron se të dhënat e deritanishme në betejën me covid-19 prej masave të marra ka bërë që Shqipëria të renditet në vendet me plagët më të lehta.

Sipas Ramës, gjatë fjalës në Kuvend, sipas projeksioneve të ekspertëve të pavarur që s’kanë lidhje me qeverinë flisnin mundësinë potenciale se nëse masat nuk do ishin marrë, vendi ynë mund të kishim 18 mijë të vdekur.

“Projeksionet e ekspertëve të pavarur që s’kanë lidhje me qeverinë, flisnin mundësinë potenciale se nëse masat nuk do ishin marrë dhe jeta do të vazhdonte njësoj, ne mund të kishim 18 mijë të vdekur.

Ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin respektuar flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti.

Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë, dhe për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që të hedhë poshtë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me armikun e padukshëm.

Projektsionet nuk vijnë nga qeveria edhe OBSH u shfaq disa herë kontradiktore.

Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende tjera të madhësive tjera, që nga SHBA deri te Luksenburgu.

Po e fitojmë betejën në fronin shëndetësisë, do ta fitojmë edhe në frontin e ekonomisë me sakrifica dhe stres e durim, por do i fitojmë të dyja betejat.

Nuk mund të lejojmë që për hir të pasojave në formën e stresit që krijon një situatë që nga një anë njerëzit nuk janë të tkurrur nga rreziku se nuk shikojnë se vdesin dhjetëra në ditë, dhe nga ana tjetër njerëzit i janë fantazisë një vrull të mirëkuptueshëm. Që ti fitojmë të dyja betejat duhet të vazhdojmë të luftojmë”, tha Rama.

Të fundit