Flash News

KRYESORE

Rama provokon opozitën, pozon në zyrën e tij me nipin e ish-ministrit të LSI  

Rama provokon opozitën, pozon në zyrën e tij me nipin e

Kryeministri Edi Rama shquhet për natyrën e tij provokuese. Shpesh herë, si për të ironizuar demokratët përshëndet në publik me dy gishtat lart, një simbol identifikues i  demokratëve.

Këtë herë, Rama nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar me nipin e ish-ministrit të LSI, Lefter Koka, Ron Koka.

Ata kanë pozuar së bashku me dy gishtat lart në zyrën e Ramës, ndërsa motivi i takimit të tyre është ende i paqartë.

Kujtojmë se Ron Koka ka qenë pjesë e kabinetit Rama 1, pas shkollimit të tij në Angli, ndërsa i ati, Leonard Koka, personi që pajtoi Ramën me Metën në vitin 2013,  në darkën e famshme të “ngjalave” në Gjirin e Lalzit.

Të fundit