Flash News

KRYESORE

Rama: Pse refuzova ftesën e Kurtit pak ditë më parë; nuk tërhiqem nga gjyqi me Haradinajn

Rama: Pse refuzova ftesën e Kurtit pak ditë më parë; nuk

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se pse refuzoi ftesën e homologut të tij në detyrë në Kosovë, për një takim Shqipëri-Kosovë me presidentin Meta, Thaçin, Osmanin e Ruçin lidhur me një plan për trajtimin e pandemisë mes dy vendeve, pak ditë më parë.

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, Rama u shpreh se refuzoi ftesën pasi sipas tij ishte një takim propagandë.

“Nuk e kam parë të arsyeshme një takim të tillë propagande. Se ç’pandemi do të luftonim ne në atë format?! Ndërkohë kishte edhe probleme të tjera në Kosovë. Për ju nuk e di, por për mua ishte një shfaqje që nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u pyet edhe për padinë e ngritur prej tij ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj. “Procesi është në vazhdim. Nuk është një gjyq që do të tërhiqem”, tha kryeministri.

Nisur nga dy rastet e fundit, Rama u përgjigj edhe pse “ka probleme” me kryeministrat në Kosovë që kanë përplasje me Hashim Thaçin.

“Nuk kam pasur probleme me Isa Mustafën. Me Ramushin dihet historia, që është skandaloze dhe që nuk ka lidhje me Hashim Thaçin. Unë nuk jam Hashim Thaçi. Ndërkohë me Albinin nuk kam patur ndonjë problem të veçantë. Ato që kemi patur për ti thënë i kemi thënë, por nuk kemi patur ndonjë problem konkret”, tha Rama.

Të fundit