Flash News

KRYESORE

Rama: Pse u shkri "Integrimi"? Mjafton një zv/ministër...

Rama: Pse u shkri "Integrimi"? Mjafton një zv/ministër...

Kryeministri Edi Rama ka folur ne bashkebisedimin me gazetaret nga Llogaraja edhe pse e shkriu Ministrinë e Integrimit, teksa disa dite para se ai te shpallte kabinetin e ri qeveritar, u perfol se nje rol ne kete dikaster mund te kishte edhe ish-ministrja e PD-së, Majlinda Bregu. Por Rama tha se “Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme”. Ndoshta fjalët për Bregun mund të jenë të vërteta... por si zv/ministre e jashmte, ekskluzivisht për integrimin.

 “Është si puna e një trupi, më shumë peshë dhe mbipeshë nuk është se bëhet më shumë lëvizje dhe më shumë aktivitet. Ne kemi të gjitha mundësitë për më shumë. Në këtë rast do të spostojmë të gjithë pjesën e problematikave të integrimit që kanë të bëjnë përgatitjen e negociatave te ministria e Jashtme. Është një praktikë që e kanë disa vende, Hungaria nuk ka pasur asnjëherë ministri Integrimi dhe është në BE. Kroatët e patën dhe e kaluan te e Jashtmja. Kur hapen negociatat vendoset një kryenegociator. Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme. Tani duhet të kemi një ekip në nivelin e zv/ ministrave, pasi deri tani është bërë praktikë që të jenë indulgjenca, pozicion për të shprehur respekt, mirënjohje. Do të ketë një zv/ministër që do të merret ekskluzivisht me integrimin”.

Të fundit