Flash News

KRYESORE

Rama publikoi artikullin promovues të medias suedeze. Reagon Edi Paloka: Vjedhje dhe tallje me paratë e shqiptarëve

Rama publikoi artikullin promovues të medias suedeze. Reagon Edi Paloka:

Kryeministri Rama e nisi ditën e sotme me publikimin e një shkrimi të një media suedeze mbi turizmin në vendin tonë, në të cilin Ksamili cilësohej si xhevahiri i fshehur i Shqipërisë.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në statusin tij të publikuar në publikuar në ‘Facebook’, Paloka shkruan se kjo është një zbavitje e re e Ramës, i cili përdor paratë e taksapaguesve jo për promovimin e Shqipërisë turistike po për t'i bërë reklamë vetes.

Statusi i plotë i Edi Palokës:

I pafytyri , qe jo me larg se dje ju tregoi mijera familjeve ne mjerim, rrugen e largimit nga vendi si “zgjidhje” te problemit te tyre, ka gjetur nje zbavitje te re e cinike. Cdo mengjes ju paraqet shqiptareve tituj gazetash apo reportazhe mediash te huaja qe flasin per Shqiperine virtuale te Rames e qe nuk jane gje tjeter pervecse artikuj te porositur qe paguhen ne hapsirat e reklames po me parate e shqiptareve .

Tituj bombastik dhe qesharak per cdo shqiptar qe jeton ne boten reale te Rames kryeminister. Mjafton te kujtosh disa prej tyre ku Shqiperia e Rames konsiderohet si “Amerika e sotme per italianet” qe jane sulur te punojne e jetojne ketu apo si “ishujt Seyshelles te Evropes”...

Promovimi i Shqiperise turistike eshte nje nga detyrat e ministrise se turizmit dhe per artikujt promovues ne mediat e huaja ka nje fond te caktuar ne buxhetin e kesaj ministrie, para te marra nga taksat e shqiptareve per te promovuar Shqiperine turistike.

Po kur parate qe ju merren shqiptareve, perdoren jo per promovimin e Shqiperise turistike po per ti bere reklame Rames si kryeminister atehere kjo eshte edhe vjedhje edhe tallje me shqiptaret. 

E akoma me cinike behet situata kur keto i publikon nje kryeminister i cili vetem nje dite me pare, pasi ju ka hequr dhe buken e gojes mijera familjeve shqiptare, ju tregon atyre rrugen e ikjes. Nje kryeminister qe ka larguar tanime rreth 400 mije shqiptare nga vendi e tallet duke paguar po me parate e shqiptareve, reportazhe ku flitet per dyndje te italianeve drejt Shqiperise “Amerika e re ...”

Eshte e vertete qe Rama dhe shpura e tij kane gjetur El Dorado-n , po shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te pranojne te trajtohen si indianet e Amerikes nga keta konkuistatore te popullit te tyre.

Të fundit