Flash News

KRYESORE

Rama publikon ankesat e fierakëve, ja çfarë e kryeson listën e shqetësimeve të tyre

Kryeministri ka vijuar edhe sot mbasdite me publikimin e ankesave të qytetarëve. Rama ka publikuar këtë të diel raportin e dëgjesave dhe ankesave që vijnë nga qytetarët për qarkun e Fierit. Bie në sy se për qytetarët fierakë shqetësimi më i madh lidhet me përfundimin e procesit të legalizimeve, ndjekur nga mbetjet dhe menaximi i tyre. Nuk mbeten pas as shqetësimi lidhur me përfundimin e projektit për rehabilitimin e qendrës së qytetit apo edhe të projektit të ujësjellës-kanalizimeve. Në postimin e tij, ashtu siç është bërë tashmë e zakonshme, shefi i qeverisë ka ndarë edhe rarportin e rezultateve të zgjedhjeve për çdo bashki të këtij qarku.

RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Fier. Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Fierit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌

Të fundit