Flash News

KRYESORE

Rama publikon foton si u hoq shqiponja në hyrje të Tiranës: Vulgariteti në piedestal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon largimit të shqiponjës e cila ishte vendosur tek rrethrrotullim në hyrje të Tiranës. Në komentin e tij, kreu i qeverisë thotë se kurrë vulgariteti s'kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj "shqiponje" në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino.

“Kurrë vulgariteti s'kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj "shqiponje" në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund👎”, shkruan Rama në Twitter, ndërsa e shoqëron postimin e tij edhe me një foto nga momenti i heqjes së shqiponjës.

Të fundit