Flash News

KRYESORE

Rama publikon grafikun e përhapjes së Covid-19: Sot kemi shmangur një mal me të vdekur, falë mënyrës se si kemi luftuar

Rama publikon grafikun e përhapjes së Covid-19: Sot kemi shmangur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook grafikun e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit dhe botës.

Rama e quan fitore rezultatin e deritanishëm në vend, me theksin se janë shmangur shumë jetë të humbura falë mënyrës si është lufturar.

Ai falenderon popullin për mbështetjen në respektimin e masave, teksa thekson se “shtet e popull bashkë si një trup i vetëm po ja dalim”.

“Të gjitha kanë rëndësinë e tyre, po mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja çdo ditë të bashkuar, popull dhe shtet, drejt fitores së kësaj lufte që nuk e zgjodhëm, por kemi detyrën ta fitojmë!

*nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në vendin tonë deri më tani janë raportuar 409 të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Të fundit