Flash News

KRYESORE

Rama publikon grafikun: Falë masave të forta, 10 ditët e fundit ka rënie të shtrimeve në spitalet Covid

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik që tregon se gjatë 10 ditëve të fundit ka patur rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore covid.

Sipas Ramës, situata nuk u përkeqësua prej masave të shpejta që u morën nga qeveria shqiptare.

“Shumë e rëndësishme: falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore covid.

Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, shkruan Rama.

Kujtojmë se deri tani në vendin tonë janë shënuar 22 viktima dhe 383 të infektuar.

 

Të fundit