Flash News

KRYESORE

Rama publikon kartolinën e Këshillit të BE pas shtyrjes së negociatave, e pranishme edhe Jozefina Topalli: Bëri zgjedhje të qartë!

Rama publikon kartolinën e Këshillit të BE pas shtyrjes së

Ndryshe nga mëngjeset e tjera, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e rrjeteve sociale me një kartolinë të Këshillit të Ministrave të BE për Shqipërinë.

Në këtë kartolinë përgëzimi, siç e cilëson kryeministri, flitet për ecurinë dhe progresin e deritanishëm, ndonëse 3 vende anëtare si Holanda, Franca dhe Danimarka nuk ishin të bindur për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Ajo që bie në sy është edhe prezenca e një fotografie të Jozefina Topallit, ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD.

“Shqipëria bëri një zgjedhje të qartë, për të ndjekur rrugën drejt BE”, shkruhet ndër të tjera në këtë video.

Ndërsa vetë Rama e cilëson një dakordësi aspak të lehtë, pas vendimit që negociatat të shtyhen në qershor të 2019-ës.

“Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Të fundit