Flash News

KRYESORE

Rama publikon listën: Mos ia dorëzoni këto dokumente administratës edhe po t’ju a kërkojnë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një listë me dokumentet të cilat sipas tij qytetarët nuk duhet ti paraqesin me në zyrat e shtetit. Rama u kërkon qytetarëve që të refuzojnë çdo kërkesë për të çuar dokumente shtetërore në zyrën ku aplikojnë për të merr shërbimin.

“Qeveria ka vendosur që përveç dokumentave që janë hequr nga lista e burokracise, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin për ju zyrat ku drejtoheni për një shërbim. Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumenta shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin. Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

 

 

 

Të fundit