Flash News

KRYESORE

Rama publikon pamjet nga tregu i Kombinatit dhe paralajmëron lehtësim të masave me një kusht

Rama publikon pamjet nga tregu i Kombinatit dhe paralajmëron lehtësim

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në Facebook pamje nga tregu i Kombinatit, pas masave që u morën dje në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit.

Duke konfirmuar se nga masat situata në treg paraqitet e normalizuar, Rama thotë se disiplinimi i plotë këtë javë hap shtegun për lehtësimin e kufizimit të lëvizjeve me pikatore.

Nga ana tjetër Rama thotë se sot do jetë gati dhe rritja e ndëshkimeve që për ata që nuk respektojnë distancimin social.

Reagimi

“🔴 MiRË👍

🔴 VETËM DISIPLiNIMI I PLOTË KËTË JAVË NA HAP SHTEGUN PËR LEHTËSIMET ME PiKATORE

🔴 BRENDA DITËS SOT GATI RRITjA E NDËSHKIMEVE, QË I HAP RRUGË LEHTËSIMEVE SHKALLË-SHKALLË NË VIJIM”, shkruan Rama.

Të fundit