Flash News

KRYESORE

Rama publikon projektin që lidh Veriun me Portin e Durrësit, rruga me 12 ura, 14 nënkalime dhe shpejtësi 140 km/h

Rama publikon projektin që lidh Veriun me Portin e Durrësit, rruga me

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar.

Sipas Ramës, rruga është projektuar të ndërtohet me 4 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime dhe do të lidhë Veriun e Shqipërisë e Kosovën me Portin e Durrësit dhe Rinasin.

“Mirëmëngjes me projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim” (Shpejtësia e projektuar 140 km/h, 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime), e cila do të lidhë me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit dhe tanimë është në fazën finale të përgatitjes për zbatim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të fundit