Flash News

KRYESORE

Rama publikon sërish foto nga tregu i Kombinatit: Ja që s'është punë fashe orare, po çështje durimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish foto nga tregu i Kombinatit në Tiranë, ndryshe nga një javë më parë ku banorët shfaqeshin thuajse ngjitur me njëri-tjetrin gjatë fashës së orarit të përcaktuar për të kryer pazaret.

Rama sot publikon foto të tregut pas masave të reja, teksa njerëzit vendosen njëri pas tjetrit në radhë nën mbikqyrjen e policisë.

“Ja që s'është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli

*Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë.

Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: fitoren e afërt të shqiptarëve”, shkruan Rama.

Të fundit