Flash News

KRYESORE

Rama pyetet nga gazetarët për dorëheqjen e Sakos: I luajtët mendsh njerëzit, boll hodhët helm

Rama pyetet nga gazetarët për dorëheqjen e Sakos: I luajtët

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në Durrës pranë zonës së plazhit për të inspektuar nisjen e prishjes së godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me dorëheqjen e Valbona Sakos, Rama ka preferuar të mos përgjigjet drejpërdrejt, por pa kursyer kritikat për mediat.

 “Unë mendoj që nuk është normale të merreni me histori anësore, por të përqendroheni që të jepni energji pozitive. E kanë fajin ata që mbledhin në darkë lloj-lloj sharlatanësh. Njerëzit janë të tmerruar dhe një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e ekraneve pa kuptim. Është misioni juaj që mos të lini rast pa ia përsëritur njerëzve që nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur muri apo është çarë muri, rëndësi ka është prekur apo jo struktura. Pra a janë prekur apo jo kolonat? Kemi angazhuar gjithë këtë rrjet ndërkombëtar sepse duam që njerëzit ta kenë në dy vula. Nëse nuk mund të ndihmoni mos e bëni punën më të vështirë duke hedhur helm edhe duke mbjellë mërzi tek njerëzit. I luajtët njerëzit mendsh, nuk e kam me ju këtu të terrenit, ju jeni heronj. E kam me njerëzit që ju drejtojnë nga redaksitë”, tha Rama.

Kujtojmë se sot kryetarja e Bashkisë Durrës njoftoi për dorëheqjen, pas deklaratës me lapsus që bëri lidhur me numrin e viktimave të tërmetit.

 

Të fundit